“Masakër e tmerrshme”, Izraeli sulmon shkollën e OKB-së në Gaza, dhjetëra të vrarë

Nga A2 CNN
6 Qershor 2024, 07:23 | Bota

“Masakër e tmerrshme”, Izraeli sulmon shkollën e

Të paktën 32 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm izraelit në një shkollë të OKB-së që strehon persona të zhvendosur në al-Nuseirat, në Rripin qendror të Gazës.

Zyra e shtypit e qeverisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi akuzoi Izraelin për kryerjen e një "masakre të tmerrshme"... që turpëron njerëzimin".

Ismail Al-Thawabta, drejtor i zyrës së shtypit, hodhi poshtë pretendimet e Izraelit se kishte një post komandimi të Hamasit në shkollën e agjencisë së refugjatëve të OKB-së në Nuseirat.

Ushtria izraelite konfirmoi se avionët e saj luftarakë shënjestruan një shkollë të OKB-së në al-Nuseirat, duke thënë se ajo kishte qenë shtëpia e terroristëve të Hamasit që kishin marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit në Izrael.

"Terroristët që kishin planifikuar të kryenin sulme në të ardhmen e afërt ishin eliminuar dhe se shumë hapa u ndërmorën për të zvogëluar mundësinë e dëmtimit të atyre që nuk ishin të përfshirë", tha ushtria.

Pamjet në X të postuara nga gazetarët palestinezë në orët e para të së enjtes treguan rreshta trupash të shtrirë në spitalin al-Aqsa në Deir al-Balah dhe fëmijë të plagosur që po trajtoheshin në dysheme.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos