Masakër në një shtëpi të moshuarish në Kroaci, një ish-polic ushtarak vret 5 persona, mes tyre nëna e tij

Nga A2 CNN
22 Korrik 2024, 13:45 | Bota

Masakër në një shtëpi të moshuarish në Kroaci,

Një burrë ka hyrë në një Shtëpi të Moshuarish në Daruvar të Kroacisë dhe ka nisur të qëllojë mbi njerëzit. Për pasojë mbetën të vrarë pesë persona dhe u plagosën 8 të tjerë. Mes viktimave është edhe nëna e tij, veterane e ushtrisë kroate.

Katër të vdekurit e tjerë janë banorë të shtëpisë së të moshuarve dhe punonjës të institucionit. Të gjithë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ende ndihmë mjekësore. 

I dyshuari mendohet se është një polic ushtarak në pension. Ai u largua nga vendi i të shtënave, por policia e kapi atë menjëherë në një lokal pranë objektit. Autoritetet ende po hetojnë motivin e sulmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos