Në Izrael po mbahet mbledhja e kabinetit të sigurisë që drejtohet nga kryeministri Benjamin Netanyahu.
Gazeta “The Times of Israel” raporton se zyrtarët do të miratojnë planet për fazat e ardhshme të operacionit ushtarak në qytetin e Gazës.
Raportet thonë se Netanyahu nuk do ta çojë në tryezë propozimin e fundit për një armëpushim 60-ditor në luftën në Gaza, që do të shihte edhe kthimin e rreth gjysmës së pengjeve që mbahen nga Hamasi, shkruan A2 CNN.
Izraeli nuk e ka pranuar propozimin e fundit nga ndërmjetësit rajonalë, duke thënë se tani do të bjerë dakord vetëm për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për të rikthyer të gjithë pengjet dhe për t'i dhënë fund luftës sipas kushteve të tij. (A2 Televizion)