“Mbi 100 civilë vriten çdo ditë në Gaza”, ministri egjiptian në Bruksel: Turp për të gjithë ne

Nga A2 CNN
15 Korrik 2025, 07:14 | Bota

“Mbi 100 civilë vriten çdo ditë në Gaza”,

"Çdo ditë vriten mbi 100 njerëz në Gaza”. Kjo shifër u bë e ditur nga ministri i Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty, në Bruksel gjatë takimit ministror BE-Fqinjësi Jugore.

Ai tha se nuk sheh "asnjë shenjë" të zbatimit të marrëveshjes BE-Izrael për ofrimin e ndihmës humanitare në Gaza.

"Situata në terren është e tmerrshme. Çdo ditë, mbi 100 njerëz vriten në Gaza vetëm sepse duan të marrin ndihmë. Është turp për të gjithë ne. Jemi këtu për të folur qartë dhe për t'u treguar miqve tanë evropianë se çfarë po ndodh në terren."

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Badr Abdelatty, i kërkoi Bashkimit Evropian të mbështesë përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe të marrë pjesë në një konferencë për rindërtimin pas luftës.

Ai theksoi nevojën për t'i dhënë fund sulmeve izraelite, rrethimit ndaj civilëve dhe përdorimit të urisë si armë, dhe bëri thirrje për ndihmë humanitare në enklavë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos