"Keni 50 ditë ose...", Donald Trump ultimatum drejtuar Putinit

Nga A2 CNN
14 Korrik 2025, 17:37 | Bota

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë "tarifa shumë serioze" prej 100 për qind ndaj Rusisë nëse Presidenti Vladimir Putin nuk nënshkruan një traktat paqeje brenda 50 ditësh.

"Ne do të aplikojmë tarifa dytësore. Nëse nuk kemi një marrëveshje brenda 50 ditësh, është shumë e thjeshtë dhe do të jetë 100 përqind", u tha ai gazetarëve në Zyrën Ovale.

"Dhe kështu është... thjesht kështu është. Shpresoj të mos na duhet ta bëjmë këtë," shtoi ai.

Trump thotë se dëshiron të shohë fundin e luftës në Ukrainë, duke shtuar se është "i zhgënjyer" me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos