
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen vjen pasditen e sotme në Tiranë, nga ku do vijojë turin e vizitave në disa vende të Ballkanit Perëndimor.
Von der Leyen pritet të mbërrijë në Tiranë rreth orës 16:00 të pasdites, ku fillimisht do të takohet me kryeministrin Edi Rama.
Dy liderët pritet të mbajnë rreth orës 17:00 një konferencë të përbashkët për mediat. Mandej axhenda e shefes së ekzekutivit të Europës do të vijojë me takimin me Presidentin Bajram Begaj, rreth orës 18:30.
Vizita e Presidentes së Komisionit Europian vjen në një moment kur mediat ndërkombëtare njoftojnë se Brukseli po përgatitet të jetë më konkret, me data dhe afate, në raport me disa vende kandidate, si Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia. (A2 Televizion)