Mbyllet procesi i numërimit të votave të diasporës në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje

Nga A2 CNN
3 Janar 2026, 19:29 | Bota

Mbyllet procesi i numërimit të votave të diasporës në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pasditen e së shtunës është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit në 40 vendvotime të përfaqësive diplomatike.

Më 27 dhjetor 2025, votimi u zhvillua në 29 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165, apo 84.24%. Po ashtu, gjatë ditës së shtunë, në QNR ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës që deri më tani janë sjellë në Kosovë.

Ditë më parë, nga dy kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, Berlin dhe Bernë, janë tërhequr më shumë se 28,500 pako me fletëvotime, të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së. Nga më shumë se 28,000 pako të pranuara, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar mbi 950. Arsyeja kryesore e refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit të votuesit në pakon me fletëvotim. Në procesin e numërimit do të përfshihen 27,600 zarfe të supozuara me fletëvotime, shkruan A2 CNN.

Po ashtu gjatë ditës së shtunë ka përfunduar në tërësi verfikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 Qendrat Komunale të Numërimit në të gjithë Kosovën. Tashmë i hapet rruga edhe numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos