Shtatë emigrantë humbën jetën kur një varkë u mbyt në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë ishullit grek të Lesbos në Egjeun lindor. Kjo është bërë e ditur Roja Bregdetare Helene.
Mbytja e anijes ndodhi pranë Kepit Korakas, në veri-lindje të Lesbos. Sipas të mbijetuarve, në bordin e anijes ndodheshin gjithsej 31 persona. Sipas mediave greke, trupat e viktimave i përkasin 3 fëmijëve, 3 grave dhe një burri.
Roja Bregdetare ka pikasi një varkë të gjatë rreth pesë metra, me një numër të madh personash në bord, në zonën detare të "Skala Sykamnias". Varka kishte marrë ujë dhe shumica e atyre që ishin në bord kishin rënë në det. Menjëherë u nis një operacion shpëtimi dhe u shpëtuan gjithsej njëzet e tre të huaj (8 burra, 4 gra dhe 11 të mitur), të cilët u transportuan në portin e Petrës për t'u dorëzuar tek autoritetet.
Në operacionin e shpëtimit, që u koordinua nga Qendra e Bashkuar Koordinuese e Kërkim-Shpëtimit, morën pjesë disa anije patrullimi, një helikopter dhe forca të tjera të kërkimit.
Gjatë hetimeve, u identifikua dhe u arrestua një trafikant 20-vjeçar i huaj. (A2 Televizion)