Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës

Nga A2 CNN
10 Maj 2025, 07:20 | Bota

Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka deklaruar se vendi i saj ka paditur kompaninë Google për injorimin e kërkesave të përsëritura që të mos e quajë Gjirin e Meksikës me emrin "Gjiri i Amerikës" në hartat për përdoruesit në SHBA.

Të enjten, Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA e drejtuar nga republikanët votoi për të ndryshuar zyrtarisht emrin e Gjirit për agjencitë federale.

Ish-presidenti Donald Trump, në ditën e parë të mandatit të tij në janar, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për këtë ndryshim. Ai argumentoi se “SHBA-të bënë shumicën e punës atje, dhe është yni."

Megjithatë, qeveria e Sheinbaum këmbëngul se urdhri i Trump vlen vetëm për pjesën e shtratit kontinental amerikan dhe se SHBA nuk ka autoritetin për të ndryshuar emrin e gjithë gjirit.

Në janar, Sheinbaum i kishte dërguar një letër kompanisë Google duke kërkuar rishikimin e vendimit për emërtimin e ri. Në muajin pasues, ajo kërcënoi me masa ligjore.

Google, nga ana e saj, tha se ndryshimi ishte pjesë e një "praktike të kahershme" për të ndjekur emërtimet e reja të përcaktuara nga burime qeveritare zyrtare.

Kompania theksoi se përdoruesit në Meksikë do të vazhdojnë të shohin emrin "Gjiri i Meksikës", ndërsa në pjesë të tjera të botës do të shfaqet si: "Gjiri i Meksikës (Gjiri i Amerikës)".

Ndërkohë, Trump la të kuptohet se gjatë një vizite të ardhshme në Arabinë Saudite do të shpallë që SHBA do ta quajë Gjirin Persik si "Gjiri Arabik". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos