Merz: Gjermania kërkon fundin e luftës ndaj Iranit. Berlini i përçarë për konfliktin

Nga A2 CNN
25 Mars 2026, 18:07 | Bota

Merz: Gjermania kërkon fundin e luftës ndaj Iranit. Berlini i

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi se Gjermania po bën çdo përpjekje për të bindur Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin që t’i japin fund luftës me Iranin, raporton A2CNN. 

Duke iu përgjigjur pyetjeve në Bundestag, Merz tha se Berlini është i gatshëm të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e rajonit pas përfundimit të luftimeve, por theksoi se çdo operacion i tillë do të kërkonte një mandat nga Kombet e Bashkuara.

Megjithatë, Berlini mbetet i përçarë në qëndrimin ndaj luftës së SHBA-ve dhe Izraelit kundër Iranit. Ndërsa Merz ka shprehur mbështetje për objektivat e luftës, që synojnë rrëzimin e qeverisë aktuale iraniane, figura të tjera të larta shtetërore kanë mbajtur një qëndrim kritik.

Mes tyre, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier e ka cilësuar konfliktin si një “gabim katastrofik” dhe një shkelje të së drejtës ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos