Merz pret Zelenskyn për bisedime në Berlin

Nga A2 CNN
14 Prill 2026, 09:27 | Bota

Merz pret Zelenskyn për bisedime në Berlin

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të presë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Berlin, në zyrën e kancelarisë, këtë të martë, si pjesë e konsultimeve qeveritare gjermano-ukrainase, bëri të ditur një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Gjermania është kontribuesi më i madh në Evropë për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës, duke ofruar rreth 55 miliardë euro (64 miliardë dollarë) që nga pushtimi në shkallë të plotë i Rusisë në vitin 2022. Në buxhetin e saj për vitin 2026, Gjermania ka ndarë 11.5 miliardë euro për Ukrainën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos