Viktor Orban shërbëtor i Putin? Robelli: Njerëzit më të pasur të Hungarisë ishin të afërmit e tij

Nga A2 CNN
13 Prill 2026, 21:42 | Bota

Gazetari Enver Robelli, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se të afërmit e Viktor Orban janë ndër njerëzit më të pasur dhe popullit hungarez i kishte ardhur në majë të hundës nga korrupsioni.

“Orban nuk mund të luajë rolin e mbrojtësit të madh të Bashkimit Evropian sepse po të ishte i tillë nuk do të bëhej “shërbëtor” i Putinit. Në mandatet e tij të para, po aq sa ishte kapitalist, ishte edhe socialist, pasi ka përkrahur familjen, qytetet janë modernizuar, por kjo nuk funksionoi më për shkak të korrupsionit”, tha Robelli.

“Njëri ndër njerëzit më të pasur në Hungari është dhëndrri i Orbanit; një tjetër miliarder ka qenë shok shkolle i Orbanit; familja e Orbanit është ndër më të pasurat. Njerëzve në Hungari u ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni, prandaj kryeministri i ardhshëm është përqendruar në këtë çështje”, shpjegoi më tej gazetari Enver Robelli.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos