
Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Rusi pas vizitave në Pakistan dhe Oman.
Vizitat vijnë në mes të një përpjekjeje intensive diplomatike për të frenuar tensionet rajonale. Araghchi tha se udhëtimi i tij në Rusi do të ofrojë një mundësi kyçe për të shqyrtuar zhvillimet e luftës dhe për të koordinuar qëndrimet, sipas agjencisë së lajmeve Mehr.
Ai tha se ndalesa e tij e mëparshme në Islamabad ishte e nevojshme sepse Pakistani është i përfshirë në ndërmjetësim, ku sipas tij bisedimet dhanë disa përparime, por nuk arritën objektivat për shkak të “kërkesave të tepruara” nga Uashingtoni.
Për vizitën në Oman, ministri tha se Irani dhe Omani janë shtete bregdetare të Ngushticës së Hormuzit, ndaj duhet të mbrojnë interesat e përbashkëta, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të diskutimeve në nivel ekspertësh për këtë rrugë ujore. (A2 Televizion)