
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar personin që qëlloi me armë në Shtëpinë e Bardhë gjatë Darkës së Korrespondentëve si “një person me probleme” dhe që “urren të krishterët”.
Në një intervistë për "Fox News", Trump u shpreh: "Kishte disa kohë me urrejtje në zemër. Ishte diçka fetare, ai ishte një anti i krishterë ekstrem".
"Tani, ai do të ketë probleme të mëdha gjatë gjithë jetës së tij", shtoi Trump, shkruan A2.
Presidenti amerikan përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij për nevojën e ndërtimit të një salle të re vallëzimi në Shtëpinë e Bardhë, duke deklaruar se projekti po ecën përpara afatit dhe brenda buxhetit të parashikuar.
I pyetur nëse incidenti i fundit mund të ndikojë në miratimin e fondeve nga Kongresi për Departamentin e Sigurisë Kombëtare, që mbikëqyr Shërbimi Sekret, Trump nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë. Ai thjesht vlerësoi punën e agjencive të zbatimit të ligjit, duke e cilësuar reagimin e tyre si profesional.
(A2 Televizion)