Ministri iranian i Shkencës: Po përballemi me “një armik që nuk i përmbahet etikës, ligjit apo asnjë sistemi tjetër”

Nga A2 CNN
15 Prill 2026, 10:59 | Bota

Ministri iranian i Shkencës: Po përballemi me “një armik

Ministri iranian i Shkencës deklaroi se vendi i tij po përballet me “një armik që nuk respekton etikën, ligjin apo asnjë rregull apo sistem ndërkombëtar”, gjatë një vizite në Institutin e Kërkimeve Aerospaciale në Teheran, i cili ishte goditur nga sulme amerikano-izraelite më 28 shkurt.

Media iraniane publikoi video që tregojnë shkallën e dëmtimeve në ndërtesë, ku shihet edhe ministri Hossein Simayi Sarraf, i cili shtoi se “çdo objekt që ndërtohet në vend mbetet në rrezik”.

Ai theksoi se këto sulme tregojnë se infrastruktura shkencore dhe kërkimore e Iranit është e ekspozuar ndaj kërcënimeve të vazhdueshme, duke e bërë të vështirë garantimin e sigurisë së plotë të objekteve strategjike në vend.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos