Ministri shkon në Uashington, Hungaria nuk heq dorë: Përgatisim takimin Trump-Putin

Nga Xhevahir Qardaku
22 Tetor 2025, 22:21 | Bota

Ministri shkon në Uashington, Hungaria nuk heq dorë: Përgatisim

Hungaria nuk heq dorë nga përpjekjet për të bërë bashkë dy aleatët e saj më të fuqishëm, pavarësisht se planet për një takim midis Vladimir Putin dhe Donald Trump dështuan.

Sipas mediave ndërkombëtare, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se qeveria e tij është ende duke u përgatitur për takimin në Budapest, shkruan A2 CNN.

Kjo pasqyron edhe ‘ndjenjën’ në Moskë, ku këtë mëngjes u tha se përgatitjet janë ende në proces, edhe nëse do të duhet kohë. “Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto është në Uashington. Përgatitjet për samitin e paqes po vazhdojnë. Data është ende e pasigurt. Kur të vijë koha, ne do ta mbajmë atë”, shkroi Orban në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos