Misioni i pamundur, djaloshi afgan fluturon nga Kabuli në Delhi në rrotën e avionit

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 18:20 | Bota

Misioni i pamundur, djaloshi afgan fluturon nga Kabuli në Delhi në

Një djalë 13-vjeçar afgan bëri një udhëtim të rrezikshëm nga Kabuli në Delhi, duke u fshehur në pjesën e gomave të uljes së një aeroplani pasagjerësh të Kam Air.

Zyrtarët thanë se adoleshenti, i cili është nga qyteti Kunduz në Afganistanin verior, u gjet duke bredhur në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Delhit pasi avioni u ul të hënën.

Ai u ndalua nga personeli indian i sigurisë dhe u mor në pyetje për disa orë përpara se të dërgohej përsëri në Kabul me të njëjtin fluturim.

Djali u tha autoriteteve se e bëri udhëtimin nga kurioziteti.

Gazeta Indian Express raportoi se 13-vjeçari donte të udhëtonte për në Iran dhe nuk e dinte që fluturimi me të cilin kishte hipur ishte për në Delhi, jo për në Teheran. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos