“Rusia po bllokon sinjalet GPS në Europë”, Moska: Le të paraqesin prova, deri tani ka vetëm fjalë

Nga Rosalba Bejdo
28 Maj 2026, 16:01 | Bota

Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi të enjten se Evropa duhet të paraqesë prova për akuzat e saj se Moska po bllokon sinjalet GPS në Evropë, shkruan A2 CNN. Një zyrtar lituanez tha të martën se Rusia është në gjendje të falsifikojë sinjalet GPS thellë në territorin evropian, deri në një rreze prej rreth 450 km nga enklava e saj e Kaliningradit, falë një zgjerimi të madh të kapaciteteve elektronike.

Vendet evropiane kanë akuzuar shpesh Rusinë për ndërhyrje elektronike, akuza që Putin i mohon, duke i quajtur pjesë të propagandës dhe shpifjeve perëndimore. “Le të paraqesin fillimisht të paktën disa prova, deri tani kemi vetem fjale,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Vitin e kaluar, një avion ushtarak spanjoll me ministren e Mbrojtjes në bord pësoi ndërprerje të sinjalit GPS pranë Kaliningradit, ndërsa një avion që transportonte presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u përball me bllokim të sinjalit gjatë fluturimit drejt Bullgarisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos