
Shtetet e Bashkuara pritet të zvogëlojnë numrin e trupave dhe mjeteve ushtarake që vendosin në dispozicion të NATO, raportoi Fox News duke cituar zyrtarë amerikanë.
Sipas raportit, administrata amerikane po shqyrton një reduktim të ndihmës ushtarake për aleatët europianë me rreth një të tretën deri në gjysmën. Ndryshimet pritet të përfshijnë bombardues strategjikë, avionë luftarakë dhe disa asete detare që aktualisht mbështesin operacionet dhe gatishmërinë e aleancës, shkruan A2CNN.
Raportohet se zyrtari i Pentagon, Alexander Velez-Green, ka informuar për planet e mundshme gjatë takimit të Drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes të NATO-s, të zhvilluar në Bruksel më 22 maj.
Ndërkohë, zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, deklaroi për Fox News se SHBA-ja po i inkurajon aleatët europianë të marrin më shumë përgjegjësi për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së kontinentit.
(A2 Televizion)