All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Moti i keq “gjunjëzon” Britaninë, tre viktima

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2023, 21:12 | Bota
All - Paragraf - 1

Moti i keq “gjunjëzon” Britaninë, tre viktima

Britania vijon të jetë “në kthetrat” e motit të keq. Veriu i vendit është ai që është përballur me fenomene më intensive të motit. Stuhitë kanë sjellë përmbytje dhe mijëra familje kanë mbetur në errësirë.

All - Paragraf - 3

Mediat në vend raportojnë për tre të vdekur deri më tani. Bëhet fjalë për tre burra të cilët u gjetën të bllokuar në një automjet që u rrëmbye nga ujërat e një lumi në Anglinë veriore pasi stuhia “Gerrit” shkaktoi përmbytje masive.

Autoritetet paralajmëruan se kushtet e motit në zonë e bënin lëvizjen në rrugë të rrezikshme e për këtë arsye, daljet duhej të shmangeshin.

Shumë zona, veçanërisht në Skoci dhe në veri të Anglisë, po goditen nga stuhia Gerrit që nga e mërkura. Stuhia ka sjellë borë, erëra të forta dhe shi.

All - Paragraf - 6

Natën e së mërkurës në të enjten, tornadot dëmtuan rreth 100 shtëpi pranë Mançesterit por të lënduar për fat të mirë nuk pati.

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos