Moti i keq në Itali! Rreth 40 mijë rrufe godasin Ligurian, njëra godet trenin

Nga A2 CNN
20 Gusht 2026, 12:50 | Bota

Moti i keq në Itali! Rreth 40 mijë rrufe godasin Ligurian, njëra

Moti i keq ka përfshirë zonën e Ligurias në Itali, ku janë regjistruar rreth 40 mijë rrufe, mbi 20 mijë prej tyre vetëm në zonën e Genovas. Një nga rrufetë goditi trenin Frecciabianca 8601, i nisur nga Genova dhe me destinacion Romën.

Treni mbeti i ndaluar në stacionin Riva Trigoso, në zonën e Tigullios, për shkak të një defekti të shkaktuar nga rrufeja, ndërsa pasagjerët u transferuan në një tjetër tren për të vijuar udhëtimin.

Qarkullimi hekurudhor në zonë është ngadalësuar edhe për shkak të një defekti të mëparshëm në linjën pranë Genova Brignole, të regjistruar rreth orës 09:00. Sipas RFI, trenat Intercity dhe rajonalë mund të kenë vonesa deri në 80 minuta.

Ndërkohë, një stuhi e fuqishme ka sjellë reshje intensive në rajon. Në zonat malore janë regjistruar mbi 60 mm shi, ndërsa në Chiavari ranë 103 mm brenda një ore, duke shkaktuar përmbytje dhe mbylljen e disa nënkalimeve.

Autoritetet raportojnë se, pavarësisht problematikave të shkaktuara nga moti, nuk ka situata emergjente. Lumi Entella, falë nivelit të ulët, ka përballuar mirë prurjet e ujit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos