Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Maliqit për të vendosur mbi shkrirjen e bashkisë nuk u zhvillua, pasi këshilltarët socialistë kërkuan shtyrjen duke deklaruar se ende nuk ishin të qartë për draftin e reformës territoriale. Vendimi shkaktoi revoltë te banorët e pranishëm, ndërsa pritet caktimi i një date të re për mbledhjen ku do të merret vendimi përfundimtar.
Këshilli Bashkiak në Maliq do të duhej të jepte përgjigjen e fundit këtë të enjte për projektin e shkrirjes me Korçën.
Diskutimet përfunduan pa nisur ende pasi të majtët deklaruan se nuk kishin një qëndrim final.
Në kushtet e mungesës së kuorumit mbledhja do të duhej të mbyllej por banorët e zonës u shfaqën të irrituar. Madje sjellja e këtij të moshuari dhe përballja fizike me kreun e këshilliat bashkiak tregon qëndrimin e qytetarëve.
Këshilli Bashkiak Maliq ka nisur dëgjesat në të gjitha njësitë administrative, ndërsa pritet caktimi i një date për mbledhjen e radhës ku do të merret vendimi lidhur me draftit socialist për reformën territoriale. (A2 Televizion)