Referendumi për zonat e mbrojtura! KQZ miraton formularët, caktohet afati për 50 mijë firmat

Nga A2 CNN
20 Gusht 2026, 12:39 | Politikë

Referendumi për zonat e mbrojtura! KQZ miraton formularët, caktohet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të pajisë me formularët tip nismëtarët e referendumit për ligjin e zonave të mbrojtura.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, KQZ përcaktoi edhe afatet për mbledhjen e 50 mijë nënshkrimeve të nevojshme për vijimin e nismës. Grupi nismëtar do të mund të nisë mbledhjen e firmave nga dita kur vendimi merr fuqi juridike dhe deri më 31 mars, ndërsa procesi do të pezullohet gjatë periudhës 1 deri më 31 dhjetor.

Pas përfundimit të afatit, nënshkrimet do t’i nënshtrohen procedurave përkatëse të verifikimit, në përputhje me legjislacionin zgjedhor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos