Mund të preken dhe shqiptarë, Venezuela bën amnisti për të gjithë të burgosurit politikë

Nga A2 CNN
31 Janar 2026, 11:15 | Bota

Mund të preken dhe shqiptarë, Venezuela bën amnisti për

Falje për të gjithë të burgosurit politikë në Venezuelë. Është ky vendimi që ka marrë presidentja e përkohshme, Delcy Rodríguez, që vulosi dekretin për një amnisti të përgjithshme, shkruan A2. Ajo e bëri njoftimin gjatë një aktiviteti në Gjykatën Supreme të Drejtësisë.

“Kemi vendosur të shtyjmë përpara një ligj të përgjithshëm për amnisti që do të mbulojë të gjithë periudhën e dhunës politike nga viti 1999 deri më sot, dhe i kam ngarkuar komisionit për revolucionin gjyqësor dhe programit për bashkëjetesë demokratike dhe paqe që ta paraqesin ligjin në Asamblenë Kombëtare në mënyrë urgjente. Kërkoj edhe një herë bashkëpunimin maksimal të organit legjislativ të Venezuelës. Le të jetë një ligj që shërben për të shëruar plagët e lëna nga konfrontimi politik, dhuna dhe ekstremizmi. Le të shërbejë për të rivendosur drejtësinë në vendin tonë dhe për të rivendosur bashkëjetesën paqësore midis banorëve të Venezuelës”, tha Delcy Rodriguez, Presidente në detyrë e Venezuelës.

Vendimi u njoftua gati një muaj pasi filluan lirimet e para pas kapjes së Nicolás Maduro nga forcat amerikane më 3 janar. Që atëherë, sipas qeverisë në Karakas, janë liruar më shumë se 800 të burgosur, 302 sipas avokatëve të të burgosurve. Midis të liruarve kishte dhe shqiptarë. Presidentja Rodríguez njoftoi gjithashtu se El Helicoide, burgu i frikshëm që simbolizonte represionin e regjimit, do të transformohet në një qendër sociale dhe sportive për oficerët e policisë dhe familjet e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos