
Shefi i Tesla dhe SpaceX ka publikuar në profilin e tij një fragment nga filmi horror "World War Z", me Brad Pitt, ku shihen turma zombish që kapërcejnë një mur të lartë dhe pushtojnë rrugët e një qyteti, duke shkatërruar gjithçka para tyre.
"Uau, situata në Spanjë duket e çmendur", shkruan manjati, për të shtuar më pas në komente një video reale nga Ceuta, ku emigrantët shihen të mbushin vijën bregdetare.
"Po bëja shaka, kjo është videoja e vërtetë...", shkruan ai.
Në një koment tjetër të të njëjtit postim, Musk publikon një video me një turmë emigrantësh pranë murit kufitar të SHBA-ve, duke shkruar: "Këto ishin Shtetet e Bashkuara nën administratën Biden". (A2 Televizion)