
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur “Çesma e Mbyetit”.
Një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin U. XH është përplasur me mjetin tip “ Volkswagen” me drejtues shtetasin N. D, dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i Audit.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe disiplinimin e trafikut. (A2 Televizion)