
Lufta u tretë botërore u shpall kur I rendi i bazuar në ekuilibrin e fuqisë të krijuar nga rezultatet e Luftës së Dytë Botërore dhe kur Gjermania e mundur u bashkua, dhe vijoi më pas me bombardimin e serbëve. Kështu tha ish zëvendës kryeministri serb, tani Presidenti i Lëvizjes Socialiste, Aleksandar Vulin, ndërsa komentoi deklaratën e liderit ukrainas Zelenski se lufta e trete botërore ka nisur.
“Lufta e Tretë Botërore vazhdoi me poshtërimin e Rusisë, ndaj së cilës pakti i NATO-s filloi të zgjerohej pavarësisht premtimeve të bëra se NATO nuk do t’i afrohej kufijve të saj. Lufta e Tretë Botërore vazhdoi me përmbysjen e autoriteteve legjitime dhe ligjore në Irak në vitin 2003, me njohjen e detyruar të shtetit të rremë të Kosovës në vitin 2008, pavarësisht garancive të Perëndimit dhe Rezolutës 1244, e cila njeh se statusi i Kosovës nuk është zgjidhur dhe nuk do të zgjidhet jashtë Kombeve të Bashkuara”, ishin fjalët e Vulin, shkruan A2 CNN.
Ai shtoi më tej, se Lufta e Tretë Botërore ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe u provokua nga vende të udhëhequra nga politikanë për të cilët lexojmë sot si mysafirë të Ishullit të Epsteinit, dhe të cilët nuk janë as Rusia, as Kina, as Serbia. (A2 Televizion)