Bilanci i “zi” i luftës 4-vjeçare Ukrainë-Rusi, qindra mijëra viktima nga të dy kampet

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2026, 14:10 | Bota

Bilanci i “zi” i luftës 4-vjeçare Ukrainë-Rusi,

24 shkurti 2022 daton nisjen e ofensivës ruse në territorin e Ukrainës. Kjo luftë në dimensionin e humbjeve njerëzore, është më e përgjakshmja që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Versionet e shumta të bilancit 4-vjeçar e bëjnë të vështirë përcaktimin e saktë të të plagosurve, të të vrarëve dhe të humburve.

Burimet ukrainase dhe ato ruse flasin për shifra të ekzagjeruara, të paktën krahasuar me burime të tjera, të cilët ruajnë neutralitetin e bilancit, pa ndërfutur interesa, të cilat vendet që janë direkt në konflikt, kryesisht nuk e respektojnë.

Center for Strategic and International Studies (CSIS), muajin e kaluar u pajtua, duke vlerësuar se Rusia kishte pësuar të paktën 325 000 të vdekur, që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022 deri në dhjetor 2025. Përfshirë dhe të lënduarit dhe të humburit, numri thuhet se shkon në 1,2 milionë. Ukraina vlerësoi edhe 31 680 viktima shtesë ruse në janar 2026, transmeton A2 CNN.

CSIS vlerësoi se Ukraina kishte pësuar deri në 140 000 të vdekur. Duke përfshirë të lënduarit dhe të humburit, numri thuhet se e kalon shifrën 600 000.

Bilanci i “zi” i luftës 4-vjeçare Ukrainë-Rusi,

United Nations Human Rights Monitoring Mission in Ukraine (HRMMU) beson se 15 168 civilë ukrainas janë vrarë dhe 41,534 janë plagosur gjatë katër viteve të luftës në shkallë të plotë. Projekti me burim të hapur, Conflict Intelligence Team (CIT), tha se të paktën 2919 civilë ukrainas janë vrarë dhe 17,775 janë plagosur në vitin 2025, kryesisht nga sulmet me dronë rusë në Ukrainë, por edhe nga aktivitetet në zonat e pushtuara nga Rusia. Këto shifra përfaqësojnë një rritje krahasuar me vitin 2024.

Përveç viktimave ushtarake dhe civile, Ukraina ka humbur rreth një të katërtën e popullsisë së saj para luftës prej 42 milionë banorësh, shkak largimi nga zona e luftës.

Rreth pesë milionë njerëz jetonin nën pushtimin rus, sipas vlerësimit të qeverisë në vitin 2023.

Edhe 5,9 milionë ukrainas të tjerë janë larguar nga vendi, prej të cilëve 5,4 milionë në Evropë, sipas vlerësimeve të United Nations High Commissioner for Refugees.

Ende nuk ka një përllogaritje se kur mund të përfundojë lufta, sidoqoftë presidenti Trump, në një deklaratë te tij para pak kohësh, thuhet që u ka dhënë ultimatum forcave ruse dhe ukrainase që të ndalojnë luftën deri në qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos