Andrew paguante për masazhe me paratë e taksapaguesve britanikë

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2026, 16:25 | Bota

Andrew paguante për masazhe me paratë e taksapaguesve britanikë

BBC ka raportuar se Andrew Mountbatten-Windsor ka faturuar taksapaguesit britanikë për shpenzime masazhesh dhe udhëtimesh gjatë kohës kur shërbente si i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar, detyrë që e mbajti nga viti 2001 deri në 2011.

Sipas disa ish-zyrtarëve të lartë civilë, brenda administratës britanike ekzistonte një kulturë nënshtrimi dhe respekti të tepruar ndaj tij, gjë që lejoi miratimin e këtyre shpenzimeve pa kontrollin e duhur. Një ish-zyrtar, i cili punoi në departamentin e tregtisë në fillim të viteve 2000, tha se kishte kundërshtuar mbulimin e kostove për “shërbime masazhi” pas një vizite në Lindjen e Mesme.

Burime të tjera pretenduan se kishte kërkesa për fluturime të shumta, dhoma hoteli në numër të pajustifikuar dhe shpenzime për shoqëruesit e tij. Sipas tyre, kostot shpërndaheshin në buxhete të ndryshme, duke e bërë të vështirë gjurmimin.

Departamenti për Biznes dhe Tregti nuk i mohoi pretendimet, duke iu referuar një deklarate të Thames Valley Police, sipas së cilës hetimet janë ende në shqyrtim dhe nuk ka komente të mëtejshme. Mountbatten-Windsor po hetohet në gjendje të lire, pasi u mbajt nga policia për më shumë se 10 orë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos