Natanyahu refuzoi planin e paqes në Gaza, reagon Hamasi: SHBA t’i bëjë presion Izraelit

Nga A2 CNN
9 Gusht 2026, 15:00 | Bota

Natanyahu refuzoi planin e paqes në Gaza, reagon Hamasi: SHBA t’i

Shtetet e Bashkuara duhet të ushtrojnë presion mbi Izraelin që të pranojë fazën tjetër të planit për Gazën, tha një zyrtar i Hamasit për AFP-në, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli e hedh poshtë marrëveshjen e mbështetur nga SHBA-të.

Ne presim që ndërmjetësit dhe garantuesi amerikan të bëjnë presion mbi Netanyahu-n dhe qeverinë e tij që t'i përmbahen afatit kohor dhe të mos e pengojnë procesin për arsye të brendshme politike dhe zgjedhore", deklaroi Bassem Naim, një anëtar i byrosë politike të Hamasit.

Reagimi vjen pasi Izraeli nuk pranoi planin e fundit të SHBA-ve për të ecur drejt fazës tjetër të paqes në Gaza, duke kërkuar çarmatimin e plotë të Hamasit përpara se të tërhiqen forcat izraelite.

Izraeli e hedh poshtë dokumentin me 15 pika”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu në fillim të një mbledhjeje të kabinetit të dielën.

Ai deklaroi se ushtria izraelite "nuk do të tërhiqet derisa Hamasi vërtet të çarmatoset dhe do të vazhdojë të pengojë kërcënimet kundër forcave dhe qytetarëve tanë".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos