Afro 30 anije luftarake të NATO-s dhe 4000 trupa ushtarake janë stacionuar në Detin Balitk pas alarmit se dy kabllo komunikimi u shkëputën në Suedi, pas të cilave besohet se qëndronte Kina.
Burimet e sigurisë thonë për Reuters se aeroplani transportues kinez, i cili u largua nga porti rus më 15 nëntor, ishte përgjegjës për prerjen e dy kabllove nënujore në ujërat ekonomike suedeze midis 17 dhe 18 nëntorit duke e tërhequr spirancën e saj në shtratin e detit.
Nga ana tjetër Finlanda njoftoi të martën shkatërrimin e dy kabllove të internetit me fibra optike. Autoritetet thanë se incidenti besohet të jetë shkaktuar nga punimet ndërtimore dhe jo një akt kriminal.
Policia në rajonin nordik dhe më gjerë është aktualisht në gatishmëri të lartë pas shkeljeve të fundit të dy kabllove të komunikimit me fibra optike nënujore në Detin Baltik, të cilat ngritën dyshime për sabotim të mundshëm.
Nëse ndonjë nga incidentet e fundit vërtetohet se është sabotim nga një vend tjetër, kjo do të shënonte një rikthim të një lloj lufte të paparë për dekada. (A2 Televizion)