Ndahet nga jeta Virginia Giuffre, akuzoi Princin Andrew dhe Jeffrey Epstein për trafikim seksual të të miturve

Nga A2 CNN
26 Prill 2025, 09:46 | Bota

Ndahet nga jeta Virginia Giuffre, akuzoi Princin Andrew dhe Jeffrey Epstein

Virginia Giuffre, e njohur ndërkombëtarisht për akuzat ndaj Princit Andrew dhe financierit Jeffrey Epstein për abuzim seksual dhe trafikim të të miturve, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare. Familja e saj njoftoi se ajo humbi jetën si pasojë e vetëvrasjes në fermën e saj në Australinë Perëndimore, shkruan A2 CNN.

Në një deklaratë prekëse, të afërmit e Giuffre e përshkruan atë si një "luftëtare të pamposhtur në betejën kundër abuzimit seksual", duke theksuar se "tollovia e dhimbjes së pashërueshme" ishte bërë e padurueshme për të. "Ajo e humbi jetën pas një lufte të gjatë si viktimë e abuzimit dhe trafikimit seksual," thuhet në deklaratë.

Policia e Australisë Perëndimore konfirmoi se kishte ndërhyrë në një banesë në zonën Neergabby, ku Giuffre u gjet pa shenja jete. Sipas autoriteteve, vdekja e saj nuk po trajtohet si e dyshimtë, ndërsa hetimet janë në vijim.

Ndahet nga jeta Virginia Giuffre, akuzoi Princin Andrew dhe Jeffrey Epstein

E lindur në Shtetet e Bashkuara, Giuffre kishte vite që jetonte në Perth me bashkëshortin e saj Robert dhe tre fëmijët e tyre, megjithëse raportohet se së fundmi çifti ishte ndarë pas 22 vitesh martesë. Vetëm tre javë më parë, ajo kishte ndarë një postim në rrjetet sociale ku tregonte se kishte pësuar një aksident automobilistik, ndonëse autoritetet më pas minimizuan rëndësinë e incidentit.

Zëdhënësja e saj, Dini von Mueffling, e cilësoi Giuffre-n si "një dritë për të gjithë të mbijetuarit" dhe "një grua të jashtëzakonshme". Pas publikimit të akuzave kundër Epstein dhe Princit Andrew, Giuffre u bë një zë kyç në lëvizjen “Me Too”, duke frymëzuar mijëra viktima të tjera të ngrihen dhe të kërkojnë drejtësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos