Tërmeti shkatërrues në Ekuador, 30 të plagosur dhe mbi 800 ndërtesa të dëmtuara

Nga A2 CNN
26 Prill 2025, 09:18 | Bota

Tërmeti shkatërrues në Ekuador, 30 të plagosur dhe mbi 800

Një tërmet me magnitudë 6.3 shkallë të Rihterit ka tronditur bregun verior të Ekuadorit, duke shkaktuar më shumë se 30 të plagosur dhe dëmtuar rreth 800 ndërtesa, sipas raportimeve të autoriteteve lokale dhe medias ndërkombëtare.

Esmeraldas, qyteti më i goditur nga tërmeti

Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 20 km në det nga kontinenti, ndërsa hipoqendra vetëm 2 km në thellësi, gjë që e bëri lëkundjen jashtëzakonisht të fortë. Dëmet më të rënda janë regjistruar në Esmeraldas, një qytet port në veriperëndim të vendit, shkruan ANSA.

Rafineria e naftës dhe tubacionet pezullojnë operacionet

Kompania shtetërore e naftës, Petroecuador, njoftoi se kishte pezulluar përkohësisht operacionet në rafinerinë Esmeraldas si dhe në një tubacion aty pranë, për të shmangur rrezikun e ndonjë fatkeqësie industriale, transmeton KosovaPress.

Presidenti Noboa dërgon ndihma emergjente

Presidenti i ri i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke dërguar ministra dhe ekipe emergjence në zonat e prekura. Qeveria po punon për krijimin e strehimoreve të përkohshme dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare për të prekurit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos