Shqiptarët në rresht të parë për varrimin e Papa Françeskut

Nga A2 CNN
26 Prill 2025, 08:33 | Bota

Shqiptarët në rresht të parë për varrimin e Papa

Në sheshin monumental të “Shën Pjetrit” në Vatikan, mijëra besimtarë nga mbarë bota, përfshirë edhe shqiptarë të shumtë, kanë nisur të mblidhen që në orët e para të mëngjesit për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut.

Shumë njerëz vrapuan për të mbërritur në rreshtat e parë dhe në vendet, të cilat janë të kufizuara në numër, për të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut.

Një grup të rinjsh salezianë thonë se janë në shesh “që nga mesnata”. Kurse, një burrë i veshur me rroba tradicionale shqiptare valëvit flamurin e kombit të tij, shkruan ANSA.

“Kam qenë në radhë që nga ora 19:00 dje”, thotë ai. Me të është Don Antonio, koordinator kombëtar i kujdesit baritor të katolikëve shqiptarë në Itali dhe një tjetër bashkatdhetar.

“Faleminderit At i Shenjtë për shenjtërimin e Nënë Terezës, vizitën tuaj në vendin tonë, lumturimin e dëshmorëve tanë”, shkruhet në tabelën që ata mbajnë në turmë.

Disa, megjithatë, veshin uniformën e vëllazërisë së tyre, si Lorenci dhe Luca, të cilët udhëtuan me makinë 16 orë nga Gjermania për të arritur në Romë dhe për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut, transmeton KosovaPress.

Liturgjia e varrimit: Një homazh i përjetshëm për Papa Françeskun

Mesha e varrimit fillon sot në orën 10:00, përpara Bazilikës së Shën Pjetrit dhe do të kryesohet nga Kardinali Giovanni Battista Re, Dekani i Kolegjit të Kardinalëve. Liturgjia do të përfshijë: 

Lexime dhe lutje në gjuhë të ndryshme

Këngë në latinisht

Litaninë e shenjtorëve si lutje për shpirtin e Papa Françeskut

Ritualin solemn të spërkatjes me ujë të shenjtë

Ceremonia përfundon me antifonin tradicional:

“Engjëjt t’ju shoqërojnë në Parajsë...” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos