Protesta kanë shpërthyer në të gjithë botën pas ndalimit nga Izraeli të flotës me ndihma të Greta Thunberg.
Sipas mediave të huaja, Flotilla Global Sumud po transportonte furnizime për në Gazën e shkatërruar nga lufta, në disa pjesë të së cilës është shpallur zi buke.
Njerëzit dolën në rrugë në solidaritet me flotiljen në Itali, Spanjë, Kolumbi dhe Argjentinë, por edhe në shtete të tjera të botës.
Sipas Ministrisë së Jashtme izraelite, pasagjerët e flotiljes me ndihma të ndaluar po transportohen në Izrael.
Po ashtu thuhet se ata do të deportoheshin më pas në Evropë, shkruan A2 CNN.
"Pasagjerët janë të sigurt dhe me shëndet të mirë", thuhej në njoftimin e Ministrisë në rrjetin social ‘X’, ku është postuar edhe një imazh i Greta Thunberg.
(A2 Televizion)