Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump përsëriti sërish të njëjtin lapsus teksa përmendte luftërat që ai pretendon se ka ndaluar që prej kohës kur mori detyrën në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Gjatë një interviste për Fox News, Trump u shpreh se ia arriti të mbyll konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, që në këtë rast duhet të ishte Armenia, e cila sipas tij kishte shumë vite që vijonte.
“Unë i dhashë fund luftërave që mendoheshin të pazgjidhshme. Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. Vazhduan për shumë, shumë vite”, tha ai.
Kujtojmë se Bakuja dhe Jerevani zyrtar në muajin gusht nënshkruan në Uashington një marrëveshjeje paqeje, me Trump që bëri bashkë presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan. (A2 Televizion)