Kthehet qetësia në Nepal, gjykatësja kundër korrupsionit betohet si kryeministre

Nga A2 CNN
12 Shtator 2025, 21:23 | Bota

Kthehet qetësia në Nepal, gjykatësja kundër korrupsionit

Sushila Karki, një ish-kryetare e Gjykatës Supreme dhe figurë e njohur për luftën kundër korrupsionit, është emëruar kryeministre e përkohshme e Nepalit.

Vendimi vjen pas një jave të trazuar për vendin, ku protestat e studentëve kundër korrupsionit dhe ndalimit të mediave sociale shkaktuan dorëheqjen e kryeministrit dhe shpërthimin e dhunës në shumë qytete.

Të paktën 51 persona humbën jetën dhe mbi 1,300 u plagosën, pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve, ndërtesa e Parlamentit dhe shumë zyra shtetërore u dëmtuan rëndë.

Presidenti i vendit, Ramchandra Podel, miratoi emërimin e Karkit pas rekomandimeve nga partitë kryesore politike. Ajo u zgjodh edhe si një figurinë e besuar nga të rinjtë protestues, të cilët e kërkuan me ngulm që të marrë drejtimin e vendit.

Ajo pritet të formojë një qeveri të re të përkohshme dhe të shpallë zgjedhje brenda 6 deri në 8 muaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos