
Vokalisti dhe kantautori i grupit të njohur “3 Doors Down”, Brad Arnold ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare pas një beteje me kancerin. Lajmi i hidhur u bë me dije nga grupi i rrokut përmes një postimi në platformën “X”, raporton A2CNN.
“Ai do të na mungojë shumë dhe do të kujtohet përgjithmonë”, tha grupi muzikor përmes një deklarate.
Grupi është më i njohur për hitet e viteve 2000 si “Kryptonite”, “Here Without You”, dhe “When I'm Gone dhe Loser”.
Në maj të vitit 2025, Arnold njoftoi se ishte diagnostikuar me karcinomë e qelizave renale, një formë e kancerit të veshkave, që i kishte shkaktuar metastaza në mushkri. (A2 Televizion)