Ndërsa aktivistja Greta Thunberg ndodhej në paraburgim nga autoritetet izraelite pas ndalimit të flotiles së “lirisë” që po përpiqej të dërgonte ndihma në Gaza, motra e saj më e vogël, Bea Ernman, publikoi një video provokuese në Instagram, ku performonte një rutinë kërcimi me veshje të guximshme dhe vetëbesim të plotë.
Bea, e njohur më parë si Beata Thunberg, është një artiste në rritje që ndjek hapat e nënës së saj, këngëtares operistike Malena Ernman. Ajo ka vendosur të përdorë mbiemrin e nënës, duke u distancuar në dukje nga figura publike e motrës së saj, Greta.
E diagnostikuar me ADHD, Bea ka përjetuar bullizëm dhe sulme të vazhdueshme për shkak të lidhjeve familjare me aktivizmin e zhurmshëm të Gretës. Në vitin 2019, Greta vetë pranoi se “personi që vuan është motra ime”, duke theksuar presionin që Bea kishte përjetuar që në moshë të re.
Sot 20-vjeçare, Bea është bërë një emër në skenën muzikore suedeze dhe ka performuar në ngjarje prestigjioze, përfshirë premierën e filmit biografik për Maria Callas, ku interpretoi një pjesë operistike në italisht. Në një postim emocional, ajo shkroi se “zëri im është ndërtuar nga dhimbja” dhe theksoi se nuk ka rëndësi nëse publiku e dashuron apo e urren, për sa kohë që ndjen diçka.
(A2 Televizion)