Kreu i UNRWA-së, agjencisë humanitare të OKB-së në Gaza, ka thënë se askush nuk duhet të habitet që ndihmat po plaçkiten kur nënave dhe baballarëve u ka mbaruar ushqimi për fëmijët e tyre.
Sipas mediave të huaja, Philippe Lazzarini tha se njerëzit e saj kanë qenë “të uritur dhe të privuar nga gjërat themelore, përfshirë ujin dhe ilaçet, për më shumë se 11 javë” gjatë bllokadës izraelite.
"Ndihma që po vjen tani është si një gjilpërë në kashtë", tha ai, duke iu referuar rreth 100 kamionëve të lejuar nga Izraeli në fillim të kësaj jave, shkruan A2 CNN.
"Janë të nevojshme 500-600 kamionë me ndihma çdo ditë, të menaxhuar përmes OKB-së, përfshirë UNRWA-n”, tha ai më tej.
"Gjatë armëpushimit, ne sillnim mesatarisht 500-600 kamionë në ditë pa devijuar ose pa u plaçkitur", përfundoi ai.
(A2 Televizion)