Franca mund të njohë shtetin e Palestinës. Këtë fakt e ka bërë të ditur Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një prononcim për mediat.
Macron kërkoi gjithashtu edhe një respektim të shtetit të Izraelit përballë kërcënimeve ekzistenciale të Iranit
"Ne duhet të shkojmë drejt njohjes së një shteti palestinez. Dhe kështu në muajt e ardhshëm do ta bëjmë, dhe nuk do ta bëj për unitet ose për të kënaqur këtë apo atë person. Do ta bëj sepse besoj se në një moment do të jetë e drejtë dhe sepse gjithashtu dua të marr pjesë në një dinamikë kolektive.
Kjo do të thotë, që të gjithë ata që mbrojnë Palestinën të bëjnë edhe të njëjtën gjë me Izraelin, diçka që shumë prej tyre nuk po e bëjnë duke qenë të qartë se si të luftojmë kundër atyre që mohojnë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, siç është rasti me Iranin, dhe të angazhohemi për sigurinë kolektive në rajon. Qëllimi ynë është të kryesojmë këtë konferencë me Arabinë Saudite diku në qershor, ku mund të finalizojmë lëvizjen drejt njohjes reciproke”. (A2 Televizion)