Pasi fitoi besimin e demokratëve dhe mori mbështetjen e tyre, Kamala Harris ka nisur punën për të zgjedhur dhe të besuarin që do ta shoqërojë për pjesën e mbetur të fushatës dhe që do të jetë zv/president në rast se do të shpallet fituese në zgjedhjet e nëntorit.
Kështu, gjatë së dielës, Kamala Harris ka pritur në rezidencën e saj guvernatorin e Minesotas, Tim Ëalz, senatorin Mark Kelly nga Arizona dhe guvernatorin e Pensilvanisë, Josh Shapiro, për të përzgjedhur njërin prej tyre që do të ketë në krah gjatë presidencës.
Stafi i Harris pritet ta njoftojë hënën vendimin të hënën se kush do të jetë kandidati për zv.president, teksa të martën ai do të jetë në takimin e parë elektoral në Filadelfia.
Sipas Zërit të Amerikës, kandidatët në listë janë të gjithë të bardhë, të cilët kanë tërhequr historikisht në zgjedhje votuesit në zonat rurale, të bardhët apo të pavarurit. (A2 Televizion)