"Në Gaza nuk ka gjenocid", deklarata e SHBA-së: Por sulmi në Rafah është gabim

Nga A2 CNN
14 Maj 2024, 07:02 | Bota

Shtetet e Bashkuara thonë se në Gaza nuk ka gjenocid. Sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, administrata e presidentit Joe Biden nuk i konsideron vrasjet e palestinezëve në Gaza nga Izraeli në luftën e tij me Hamasin si gjenocid.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara duan të shohin Hamasin të mundur, se palestinezët e kapur në mes të luftës ishin në "ferr" dhe se një operacion i madh ushtarak nga Izraeli në Rafah do të ishte një gabim.

Biden, i cili kandidon për rizgjedhje këtë vit, është përballur me kritika të rënda nga mbështetësit e tij brenda vendit për mbështetjen e tij ndaj Izraelit; disa nga ata kritikë kanë akuzuar Izraelin për gjenocid.

Më shumë se 35.000 palestinezë në Gaza kanë humbur jetën, sipas zyrtarëve të shëndetësisë së Gazës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos