Policia i referoi për blerje votash, SPAK del bosh me 2 kandidatët e PSD, pushohet hetimi

Nga Armand Bajrami
22 Gusht 2026, 08:53 | Kronikë

Një referim i Policisë së Tiranës në SPAK në vitin 2025,se dy kandidatë për deputetë të Partisë Social Demokrate të Tom Doshit, po blenin vota për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka rezultuar një shkrepje boshe.

Hetimi i SPAK nuk ka gjetur asnjë përfshirje të tyren dheas të një personi të tretë të dyshuar, në krime zgjedhore. Për këtë shkak, në përfundim, Struktura e Posaçme ka kërkuar pushimin e çështjes, kërkesë që është pranuar nga  Gjykata e Posaçme.

Sipas vendimit gjyqësor të siguruar nga A2, referimi i policisë së Tiranës i përkiste emrit të një kandidati për deputet të PSD-së, që kishte hapur një zyrë në elektorale në zonën e Paskuqanit. Policia pretendonte se, duke pasur ndikim në zonë dhe Bashkinë Kamëz, kandidati kishte premtuar 200 deri në 300 euro shpërblim në këmbim të çdo vote, si edhe, në varësi të mbështetjes, vende pune për votuesit e PSD.

Në referim ngriheshin dyshime se për këtë kandidati bashkëpunonte me një mbështetës të partisë që kishte ndikim në zonën e Bathores e të Manzës, si edhe me një tjetër kandidat për deputet po nën logon e PSD.

Pasi regjistroi hetim për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, SPAK vuri në përgjim telefonik e ambiental, si edhe ka mbajti në vëzhgim mbështetësin e dyshuar si “pazarxhiun” e votave nga 24 prilli deri më 10 maj 2011.

Ndonëse ka rezultuar se i dyshuari ishte aktiv në takimet me qytetarë dhe takimet elektorale të PSD, hetimi nuk siguroi asnjë provë mbi dyshimet e referuar. Nga ana tjetër, të dhënat e policisë nuk kane qenë të mjaftueshme për të vënë në përgjim kandidatët për deputetë e as persona të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos