Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 20:22 | Bota

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin

Dubai zbuloi një sistem të ri imigracioni pa kontakt në aeroportin e tij ndërkombëtar, duke u lejuar pasagjerëve të kalojnë kontrollin kufitar thjesht duke ecur nëpër një "korridor të shtruar me qilim të kuq" pa paraqitur asnjë dokumentacion.

Sistemi i tunelit inteligjent, aktualisht në funksion në Sallën e Nisjeve të Biznesit të Terminalit 3, përdor teknologji biometrike të mundësuar nga inteligjenca artificiale për të verifikuar automatikisht identitetin e udhëtarëve.

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin

"Ne në thelb përdorim të dhëna biometrike që ruhen në sistemet tona për të verifikuar çdo pasagjer që përdor shërbimin me profilin e tij kur vjen në pikën e kontaktit të imigracionit", thonë autoritetet.

Sipas zyrtarëve, Dubai planifikon ta zgjerojë teknologjinë në terminale të tjera dhe në Aeroportin Ndërkombëtar Al Maktoum në të ardhmen.

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin

"Aktualisht është i disponueshëm vetëm në Terminalin 3, Sallën e Nisjeve të Biznesit, por ne planifikojmë ta zgjerojmë shërbimin në terminale të tjera dhe në Aeroportin Ndërkombëtar Al Maktoum në të ardhmen" shprehen autoritetet e aeroportit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos