Negociatat me Iranin, Trump: Ndonjëherë duhet përdorur forca ushtarake

Nga Erjon Dervishi
27 Shkurt 2026, 22:37 | Bota

Negociatat me Iranin, Trump: Ndonjëherë duhet përdorur forca

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka deklaruar se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore. Ai ka grumbulluar një forcë të madhe ushtarake në Lindjen e Mesme dhe po kërcënon ta përdorë atë, shkruan A2 CNN.

"Nuk jam i kënaqur me faktin që iranianët nuk janë të gatshëm të na japin atë që kemi. Dhe kështu nuk jam i kënaqur me këtë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të flasim më vonë, do të kemi disa bisedime shtesë. Por jo, nuk jam i kënaqur me mënyrën se si po shkojnë. Nuk kemi marrë ende një vendim përfundimtar për luftën. Nuk jemi tamam të kënaqur me mënyrën se si po negociojnë. Ata nuk mund të kenë armë bërthamore. Nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si po negociojnë. Kështu që do të shohim se si do të shkojë gjithçka.

Mendoj se mund të thuhet se gjithmonë ka një rrezik. E dini, në këtë luftë, ka një rrezik në çdo gjë, si të mirë ashtu edhe të keqe. Kemi pasur fat të jashtëzakonshëm me mua, Soleimanin, al-Baghdadin. Gjithçka ka funksionuar. Dhe pastaj bëjmë “Midnight Hummer". Dhe me shumë të tjerë, gjithçka ka funksionuar dhe duam ta mbajmë kështu. Por do ta shohim. Për luftën askush nuk e di. Mund të ketë dhe mund të mos ketë. Do të ishte mirë nëse do të mund ta bënim pa të. Por ndonjëherë duhet ta bësh. Kemi ushtrinë më të madhe kudo në botë. Nuk ka asgjë të ngjashme. Do të doja shumë të mos e përdorja për këtë. Ndonjëherë duhet ta bësh", tha Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos