
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të vijojë operacionet ushtarake kundër infrastrukturës së Hezbollahut në jug të Libanit, duke paralajmëruar përgjigje edhe më të ashpra ndaj çdo sulmi të ri.
Netanyahu tha se ushtria izraelite ka shkatërruar pozicione të rëndësishme të Hezbollahut në zonat e Beaufort dhe Ali Taher, përfshirë edhe struktura nëntokësore me rëndësi strategjike.
“Politika jonë është e qartë”, u shpreh Netanyahu, duke theksuar se Izraeli do të vazhdojë të godasë atë që e konsideron infrastrukturë terroriste në jug të Libanit.
Ai paralajmëroi kundërshtarët se çdo sulm i ri ndaj Izraelit do të pasohet nga një reagim më i fortë, ndërsa shtoi se operacionet ushtarake nuk kanë përfunduar ende.
“Ka ende punë për të bërë dhe ne synojmë ta përfundojmë”, deklaroi kryeministri izraelit. (A2 Televizion)