Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ka thënë familjeve të pengjeve të mbajtura në Gaza se marrëveshja për të siguruar lirimin e të dashurve të tyre është shumë afër.
"Kushtet padyshim po piqen. Kjo është një shenjë e mirë," u tha Netanyahu familjeve të pengjeve në Uashington.
Përpjekjet për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza, të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari, kanë marrë një vrull të ri.
Të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se negociatorët "po shkonin drejt vijës së finishit". (A2 Televizion)