Netanyahu ngre tonet: Nëse sulmet nuk ndalen, do të godasim zemrën e Bejrutit

Nga A2 CNN
1 Qershor 2026, 22:47 | Bota

Netanyahu ngre tonet: Nëse sulmet nuk ndalen, do të godasim

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se ushtria izraelite do të godasë objektiva të Hezbollahut në Beirut nëse grupi libanez nuk ndalon sulmet ndaj qyteteve izraelite.

Në një deklaratë të bërë mbrëmjen e së hënës, Netanyahu zbuloi se këtë qëndrim ia ka bërë të qartë edhe presidentit amerikan Donald Trump gjatë një bisede telefonike.

“Mbrëmë bisedova me Presidentin Trump dhe i thashë se nëse Hezbollah nuk ndalon sulmet ndaj qyteteve dhe qytetarëve tanë, Izraeli do të sulmojë objektiva terroriste në Beirut. Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar”, deklaroi kryeministri izraelit.

Ai shtoi se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) do të vazhdojnë operacionet sipas planit në jug të Libanit, duke sinjalizuar se ofensiva ushtarake nuk do të ndalet.

Ndërkohë, nga ana tjetër, deputeti i Hezbollahut, Hasan Fadlala, deklaroi për televizionin Al Manar se organizata mbështet një armëpushim të plotë në të gjithë territorin e Libanit, si hap drejt tërheqjes së forcave izraelite.

Organizata do të monitorojë zbatimin e armëpushimit gjatë ditëve në vijim”, tha Fadlala.

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa përpjekjet diplomatike për ruajtjen e armëpushimit mbeten të brishta dhe frika për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit vazhdon të rritet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos