Netanyahu pretendon “liri të plotë veprimi” në Liban pavarësisht armëpushimit

Nga A2 CNN
24 Prill 2026, 18:31 | Bota

Netanyahu pretendon “liri të plotë veprimi” në Liban

Kryeministri i Izraelit ka publikuar një video në platformën X, ku dha komentin e tij të parë pasi presidenti i SHBA-së njoftoi se armëpushimi në Liban do të zgjatet edhe për tre javë të tjera.

“Ne po ruajmë liri të plotë veprimi ndaj çdo kërcënimi, përfshirë kërcënimet që mund të shfaqen,” citohet të ketë thënë ai nga The Times of Israel. “Ne goditëm dje dhe goditëm sot. Jemi të vendosur të rikthejmë sigurinë për banorët e veriut.”

Netanyahu akuzoi Hezbollah-un se po “përpiqet të sabotojë” marrëveshjen e armëpushimit, pavarësisht se ushtria izraelite vazhdon të mbajë nën okupim territore në jug të Libanit, të kryejë sulme të rregullta ndaj qyteteve dhe të shkatërrojë ndërtesa banimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos